Rrotullimi i Tokës - Toka rrotullohet rreth boshtit të saj në drejtim perëndim-lindje. Ky rrotullim quhet rotacion. Një lëvizje të plotëToka e kryen për 24 orë ose një ditë. Për shkak të formës së rrumbullakët të Tokës, gjatë rotacionit të gjitha pikat nuk rrotullohen me shpejtësi të njëjtë. Ka shumë dëshmi për vërtetësinë e rrotullimit të vërtetë të Tokës. Ndër to janë: forma e elipsoide e Tokës, eksperimenti i Fukos dhe zhvendosja në lindje të trupave gjatë rënjës së lirë (forca e devijimit).
Për shkak të rotacionit të Tokës dhe formës se saj të rrumbullakët, në sipërfaqen e saj shkaktohet ndërrimi i ditës dhe natës. Për shkak të formës së saj, shpejtësia e rrotullimit nuk është e njëjtë në të gjitha pikat e Tokës. Kjo shkakton ndërrimin e drejtimit të erërave dhe të rrymave detare.ne fakt toka e kryen rrotullimin e saj per 23 ore 56 minuta e 4 sekonda. Rrotullimin rreth diellit toka e kryen per 365 ditenete e 6 ore. Rruga qe pershkon toka rreth diellit quhet orbite. Ajo ka nje gjatesi prej 900 milione km.
No comments:
Post a Comment