...

Sunday, November 27, 2016

Rrotullimi i Tokës


Rrotullimi i Tokës - Toka rrotullohet rreth boshtit të saj në drejtim perëndim-lindje. Ky rrotullim quhet rotacion. Një lëvizje të plotëToka e kryen për 24 orë ose një ditë. Për shkak të formës së rrumbullakët të Tokës, gjatë rotacionit të gjitha pikat nuk rrotullohen me shpejtësi të njëjtë. Ka shumë dëshmi për vërtetësinë e rrotullimit të vërtetë të Tokës. Ndër to janë: forma e elipsoide e Tokës, eksperimenti i Fukos dhe zhvendosja në lindje të trupave gjatë rënjës së lirë (forca e devijimit).
Për shkak të rotacionit të Tokës dhe formës se saj të rrumbullakët, në sipërfaqen e saj shkaktohet ndërrimi i ditës dhe natës. Për shkak të formës së saj, shpejtësia e rrotullimit nuk është e njëjtë në të gjitha pikat e Tokës. Kjo shkakton ndërrimin e drejtimit të erërave dhe të rrymave detare.ne fakt toka e kryen rrotullimin e saj per 23 ore 56 minuta e 4 sekonda. Rrotullimin rreth diellit toka e kryen per 365 ditenete e 6 ore. Rruga qe pershkon toka rreth diellit quhet orbite. Ajo ka nje gjatesi prej 900 milione km.

9 gjërat që nuk i dinit për Hënën


Sikurse edhe trupat e tjerë qiellore, edhe Hëna, sateliti i vetëm dhe trupi qiellor me i afërt me Token tone është ende një objekt i pa eksploruar mire.
1. Hëna u formua pasi një objekt me madhësinë e një planeti, u përplas me Tokën rreth 4.5 miliardë vjet më parë. Lindja e hënës mund të na ketë dhënë neve ditën tonë prej 24-orësh.


2. Hëna shpesh kthehet në ngjyrë të kuqe ose ngjyrë kafe gjatë një eklipsi hënor. Ngjyra vjen nga atmosfera e Tokës.
3. Hëna, ashtu si edhe Toka, nuk është një sferë e përkryer; ajo fryhet lehtësisht rreth ekuatorit të saj.
4. E njëjta anë e hënës përballet me Tokën gjatë gjithë kohës, që kur hëna është e "mbyllur me dallgë jonormale", rotacioni i saj koordinon periudhën e saj orbitale rreth Tokës.
5. Hëna duket më e madhe më afër horizontit. Ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë "iluzion të Hënës".
6. Nuk ka jetë në hënë, sepse nuk ka ajër për të marrë frymë dhe nuk ka mbrojtje nga goditjet e asteroideve.
7. Disa qytetërime njerëzore përdorën Hënën për të shënuar muajt, numërimin e ditëve në mes të hënës së re (ose faza të tjera të zgjedhjes).
8. Hëna po largohet. Ajo nuk do të jetë rreth e rrotull përgjithmonë si Toka, ajo ndoshta është e destinuar të humbasë në zjarret e diellit, dhe kështu ajo të konvertohet në një gjigant të kuq.
9. Hëna e plotë ushtron një tërheqje emocionale në mendjen e njeriut.

Friday, November 18, 2016

Crregullimet e nyjes temporomandibulare ( dhimbja e nofullave )

Nyja temporomandibulare “TMN “ eshte nyja para veshit , ku nyja e nofulles bashkohet me ate te kafkes.
Problemet me TMN dhe muskujt qe kontorllojne nofullat njihen si  crregullime temporo-mandibula-re ose crregullime TMN .

Cilat jane simptomat e crregullimeve TMN ?
Shurdheri, dhimbje , qe variojne nga te buta deri ne te forta , jane simptomat me te zakonshme te crregullimeve TMN. Dhimbja zakonisht ndjehet ne nofull , por mund te ndihet dhe perreth saj perfshire dhe fytyren  ,veshet dhe dhembet. Dhimbja mund te ndjehet edhe ne qafe dhe shpatulla dhe zakonisht perkeqesohet nga bllacitja dhe levizja e nofullave.

Te tjera shenja dhe simptoma qe shoqerojne crregullimet e TMN jane :
1.Veshtiresi ne te ngrene ( kryesisht ushqime te forta dhe te ngjiteshme )
2.Brishtesi te nofullave
3.Besdisje gjate mbllacitjes
4.Pickime te padurueshme
5.Mbyllje e nofullave (nje paaftesi per te hapur ose mbyllur komplet gojen )
6.Kercitje nofullash kur hapni dhe mbyllni gojen dhe mbllaciteni
Crregullimet TMN mund te jene kronike por vetem nje pjese e paket e njerezve zhvillojne probleme te medha afatgjata.Femrat kane nje tendenceqe te preken me shume nga crregullimet TMN sesa meshkujt.

Cfare I shkakton crregullimet TMN ?
Ka nje debat ne lidhje me shkaqet e rregullimeve TMN . Shume besojne se ato shkaktohen nga nje kombinim I problemeve te nyjeve dhe stresit ne strukturat perreth .Disa nga shkaqet e problemeve me nyjet jane artrit-I demtimet dhe dalja nga vendi I nofullave , qe mund te vijne nga nje goditje ne nofull ose hipermobilitet ( clirim I nofullave ).


Wednesday, November 16, 2016

Disa kuriozitete per Rita Oren



Rita Ora eshte vetem 25 vjecare , por ajo tashme eshte bere nje yll I madh I muzikes.
Uebfaqja Amerikane “Ppcorn” shkruan per  15 gjerat qe publiku nuk i di per Rita Oren , duke filluar qe nga historia e mbiemrit te saj deri te fakti se ajo eshte ambasadore e kosoves .

Kjo uebfaqe ka publikuar pjesen e pare , qe perfshihen shtate faktet e para per Rita Oren , ndersa dy pjeset e tjera do ti publikoje me vone.

Ppcorn ne faktin e pare shkruan : Rita Ora nuk ka lindur ne Britanin e Madhe . Ajo ka lindur ne Kosove,
me prinder shqipetare .  Ajo kishte levizur me familjen e saj ne Angli ne moshen nje vjecare , pak kohe para se lufta te shperthente ne Jugosllavi .

Fakti  i dyte : Ajo ka prinder te mencur , kur Rita kishte lindur e ema e saj ishte psikiatre ndersa babai ishte ekonomist . Eshte e qarte se rita Ora ka rrenje inteligjente ,ndersa ka edhe nje moter dhe nje vella.


Fakti i trete : Ajo ishte e vendosur ne shtepi kujdesi per femije . Para se Rita te mund te vendosej  ne Angli se bashku me familjen e saj , situata e prinderve te saj duhej shyrtohej .Perderisa behej kjo  Rita me motren dhe vellain e saj ishin vendosur ne kujdestari .