...

Saturday, May 16, 2020

Kanosi dhe goditi zyrtarët e Bashkisë, prangoset 40-vjeçari

Një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar e kërcënuar dy zyrtarë të bashkisë është prangosur në Kolonjë.
Ai është shtetasi me inicialet O. M., i cili rezulton i dënuar për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit.
Njoftimi:
Goditi dhe kanosi për shkak të detyrës dy zyrtarë të Bashkisë Kolonjë, si edhe kundërshtoi punonjësit e policisë së rendit, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes. O.M., 40 vjeç, banues në Ersekë, (i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit).
Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi i mësipërm në ambientet e Bashkisë Kolonjë, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës shtetasit E. H., me detyrë Drejtor Kabineti dhe E. Z., me detyrë Shef i Shërbimeve pranë këtij institucioni.

No comments:

Post a Comment